Ballina Kronika Zbulohet shuma marramendëse e grabitur në Rinas, 40 të shoqëruar

Zbulohet shuma marramendëse e grabitur në Rinas, 40 të shoqëruar

Një shumë marramendëse, rreth 10 milionë euro dyshohet se janë grabitur sot në aeroportin e Rinasit, nga një avion që do të udhëtonte drejt Vjenës.

Kjo është shuma paraprake e konfirmuar nga burime policore por ende jo zyrtare. Paratë i përkisnin disa kompanive të sigurimit dhe sapo ishin ngarkuar në avion kur u morën nga autorët.

SIpas “BalkanWeb” në një urë pranë lumit ku u gjet dhe viktima, është gjetur furgoni brenda të cilit ka armatim.

Ndërkohë autorët dyshohet se janë larguar me një automjet tjetër, i cili u gjet i djegur mes Tapizës dhe Bathores. Ndërkaq bëhet e ditur se policia ka shoqëruar mbi 40 persona që mund të kenë dijeni për ngjarjengrabitja mes tyre dhe punonjës të sigurisë së aeroportit./balkanweb

 

@tn.lajmelokale
@tetovanews