Ballina Sport VIDEO/ Salah dhuron spektakël, Liverpool fiton dhe merr kreun

VIDEO/ Salah dhuron spektakël, Liverpool fiton dhe merr kreun

Dy gola në vetëm dy minuta dhe Liverpool ngjitet sërish në krye të renditjes së kampionatit anglez, duke lënë pas rivalët e Manchester City. Skuadra e Jurgen Klopp triumfoi 2-0 në sfidën më të rëndësishme të javës së 34-rt në Premier Ligë. Gjithçka u vendos në pjesën e dytë.

Mane hapi ndeshjen në minutën e 51-të me një goditje me kokë brenda zonës. Fitorja e Liverpool u vulos pas vetëm dy minutash me një super gol që mban firmën e Salah. Nuk sollën asgjë minutat e mbetura, teksa me këtë sukses “Të Kuqtë” ngjiten sërish në vendin e parë me dy pikë më shumë se Manchester City.

Skuadra e Guardiolës kishte fituar më parë gjatë së dielës sfidën e saj 3-1 në fushën e Crystal Palace. Gjithsesi “Cityzens” kanë një ndeshje më pak dhe gara për titullin kampion në Premier League është më e fortë se kurrë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews