Ballina Kronika VIDEO: Publikohen pamjet e ekzekutimit të reperit amerikan

VIDEO: Publikohen pamjet e ekzekutimit të reperit amerikan

Policia ka bërë të mundur identifikimin e personit të dyshuar si autor të ekzekutimit të reperit të famshëm amerikan, Nipsey Hussle, në mes të ditës të dielën.

33-vjeçari u qëllua pranë dyqanit të tij të veshjeve në jug të Los Anxhelosit. Policia e ka identifikuar personin e dyshuar si Eric Holder 29-vjeçar, i cili mendohet se është larguar nga vendi i ngjarjes me një makinë “Chevy Cruze” me targa 7RJD742.

Ndërkohë, janë publikuar edhe pamjet e ekzekutimit të reperit në mes të ditës.

Autori i afrohet të ndjerit, i cili ishte nën shoqërinë edhe të disa personave të tjerë, dhe gjakftohtë e qëllon atë disa herë në kokë dhe në trup dhe largohet me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Reperi u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra.

@tn.lajmelokale
@tetovanews