Ballina Sport Video/ Lojtari dëmtohet sapo futet në fushë, zëvendësohet pas 1 sekonde

Video/ Lojtari dëmtohet sapo futet në fushë, zëvendësohet pas 1 sekonde

Dëmtimet e lojtarëve gjatë një ndeshje futbolli pothuajse janë të pashmangshme, kjo për shkak të shpejtësisë, konkurrencës por dhe herë pas here dhe tensioneve mes lojtarëve.

Por, rasti i cili vjen nga Suedia gjatë një takimi të Kategorisë së Dytë të futbollit suedez mes Degerfors dhe Oster, është vërtetë i rrallë.

Kur Alex Lindahl do të zëvendësohej nga shoku i skuadrës së tij ,Ozgun, ky i fundit pëson një dëmtim të rëndë në sy.

https://youtu.be/lFjBsgOfLXc

Dëmtimin e shkaktoi pa qëllim Lindahl, në momentin që e takoi para se të futej në fushë. Pas dëmtimit mesfushori kërkoi ndihmën e stafit mjekësor të ekipit.

Pavarësisht ndihmës së stafit mjekësor, Ozgun, nuk mund të luante duke u zëvendësuar menjëherë.

Në këtë mënyrë ai u fut në historinë e futbollit si lojtari i cili u aktivizua vetëm një sekondë gjatë një ndeshje futbolli./ Opinion.al E.Xh.

@tn.lajmelokale
@tetovanews