Ballina Kronika VIDEO/ Kapen 111 kg drogë “çokollatë” në Tiranë

VIDEO/ Kapen 111 kg drogë “çokollatë” në Tiranë

Një sasie e madhe droge është kapur në periferi të Tiranës në rrugën “Pavarësia”, ndërsa në pranga kanë rënë tre persona.

Detajet e operacionit i ka bërë të ditura vete Policia:

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Seksionin e Forcës së Posaçme Operacionale, në bazë të informacioneve të siguruara nga burime të ndryshme dhe në kuadër të hetimit me metoda speciale, finalizoi me sukses operacionin e koduar “Çokollata”, në ngarkim të një grupi kriminal, në drejtim të tregtimit të lëndëve narkotike.

Si rezultat i operacionit në rrugën “Pavarësia” në Tiranë, u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit:

E. K., 37 vjeç, banues në Tiranë
M. L., 33 vjeç, banues në Tiranë
I. G., 57 vjeç, banues në Tiranë

https://youtu.be/VcqU58uVGYg

Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, kishim dyshime se shtetasi I. G., në bashkëpunim me shtetasit E. K., M. L. dhe persona të tjerë, tregtonin lëndë narkotike të llojit “Cannabis Sativa”, të presuar në formë çokollate, në sasi të konsiderueshme.

Mesditën e sotme shtetasi I. G., që drejtonte automjetin “Citroen”, bënte lëvizje të dyshimta në rrugën “Pavarësia”, duke shoqëruar automjetin tjetër “Mercedez – Benz”, me drejtues shtetasin E. K. dhe pasagjer shtetasin M. L., ku dyshohej se këta të fundit kishin në automjetin e tyre lëndën narkotike.

Duke qenë në kushtet dhe në dyshimin e arsyeshëm, se personat në fjalë po përgatiteshin të shisnin lëndën narkotike tek persona ende të paidentifikuar, si dhe në bazë të veprimeve të dyshimta që po kryenin, është ndërhyrë menjëherë nga Policia, dhe pasi është ndaluar mjeti “Mercedez – Benz” me drejtues shtetasin E. K. dhe pasagjer shtetasin M. L., janë gjetur në bagazhin e këtij mjeti 4 thasë, ku brenda tyre kishte lëndë të dyshuar si “cannabis sativa”, të presuar në formë çokollate.

Gjithashtu gjatë operacionit rreth 50 m larg automjetit të parë, është ndaluar dhe automjeti tip “Citroen”, me drejtues shtetasin I. G.

Sasia e lëndës së dyshuar narkotike, pasi u peshua, rezultoi 111 kg.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim”.

@tn.lajmelokale
@tetovanews