Ballina Sport VIDEO/ Futbollisti “rrëmbehet”, me helikopter nga fusha

VIDEO/ Futbollisti “rrëmbehet”, me helikopter nga fusha

Ignazio Barbagallo, një futbollistë që luante në ligat amatore të Italisë, zgjodhi një mënyrë interesante për t’i dhënë fund karrierës së tij.

Gjatë ndeshjes të vlefshme për kampionatin e kategorisë 3 të mbajtur në fushën komunale “Francesco Russo” , ai kishte përgatitur një skenar rrëmbimi me helikopter si në filma.

Barbagallo kishte angazhuar një helikopter me dy persona të maskuar të cilët inskenuan skenën e rrëmbimit të lojtarit nga fusha e blertë.

Çdo gjë shkoi sipas planit , ndërsa personat e pranishëm mbetën të shokuar nga “rrëmbimi” i futbollistit.

Më vonë Ignazio Barbagallo,  është rikthyer në fushë për të shpjeguar se gjithçka ishte një skenë e realizuar prej tij. Ai u shpreh se gjithë këtë organizim e bëri që të mbyllte me lavdi karrierën e tij./ Opinion.al E.Xh.

@tn.lajmelokale
@tetovanews