Ballina Kronika “Ushtar” i ISIS që kur studionte në Egjipt, ja si e kapi...

“Ushtar” i ISIS që kur studionte në Egjipt, ja si e kapi Antiterrori 28-vjeçarin (VIDEO)

Bledar Ibrahimi, 28-vjeçari që u arrestua ditën e sotme në Elbasan ka qenë gjatë gjithë kohës nën mbikëqyrjen e autoriteteve italiane, pavarësisht se u deportua në muajin mars nga përtej Adriatikut për në Shqipëri.

I riu nga Elbasani, dyshohet se kur ka qenë student në Egjipt kishte rënë në kontakt me celulat e grupimit terrorist ISIS dhe kur ishte kthyer në Itali, bënte propagandë në komunën ku jetonte.

Policia ka publikuar edhe pamjet e operacionit për arrestimin e Ibrahimit, për të cilin kishte një masë sigurie dhe kërkohej nga pala italiane.

“Si rezultat i operacionit, nga agjentët e Antiterrorit u bë e mundur kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimin e shtetasit shqiptar B. I., 28 vjeç, banues në Elbasan. Arrestimi i këtij shtetasi u bë për arsye se Interpol Roma në datë 15.04.2019 e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar, mbi bazën e vendimit të arrestit të lëshuar nga Prokuroria e Republikës Italiane në mars 2019, për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë terroriste, parashikuar nga neni 270 i Kodit Penal italian”, sqaron policia.

@tn.lajmelokale
@tetovanews