Ballina Bota Turqia goditet nga një tërmet i fuqishëm 5.2 ballë (VIDEO)

Turqia goditet nga një tërmet i fuqishëm 5.2 ballë (VIDEO)

Një tërmet me intensitet prej 5,2 ballësh i shkallës Rihter ka goditur provincën Elazıg në lindje të Turqisë.

Sipas Drejtorisë për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave (AFAD), tërmeti ka ndodhur me epiqendër në qytezën Sivrice në ora 20:31 sipas kohës lokale, në thellësi 9,4 kilometra.

‘Anadolu Agency’ shkruan se tërmeti është ndier edhe në provincat dhe rrethet në afërsi. Nga të dhënat e para nuk raportohet për jetë të humbura, por vetëm dëme materiale.

@tn.lajmelokale
@tetovanews