Ballina Kronika Tronditëse: modeli brazilian ndërron jetë gjatë sfilatës (Video)

Tronditëse: modeli brazilian ndërron jetë gjatë sfilatës (Video)

Modeli 26-vjeçar brazilian Tales Soares, ndërroi jetë në një shfaqje mode që u mbajt në Sao Paulo, raporton Daily Mail.

Ndërsa po sfilonte, i riu u plandos papritmas mbi pasarelë.

Publiku mendonte se rënia ishte pjesë e performancës së tij, pa e kuptuar se po kalonte në botën tjetër.

Duke parë se nuk lëvizte, shpejt u kuptua se çështja ishte serioze.

Mjekët u shfaqën shpejt e ndërhynë, por modeli kishte dhënë shpirt.

Sipas mediave braziliane, pas rënies atij nisi t’i dalë shkumë nga goja. /tesheshi.com/

@tn.lajmelokale
@tetovanews