Ballina Argëtim Tifozja seksi e kuqezinjve në lidhje dashurie me zv/kryeministrin e Italisë? (Foto)

Tifozja seksi e kuqezinjve në lidhje dashurie me zv/kryeministrin e Italisë? (Foto)

Kush mund të jetë një djalë shtatlartë, i cilin ecën në breg të detit i veshur sportiv dhe përfundon në Instastory-n e modeles shqiptare Rike Roçi, në një foto të shoqëruar me emoji të dashuruarish dhe mbishkrimin “Eh kam rënë në dashuri”?

Të gjithë mund të kenë aluduar se në foton e postuar para disa ditësh ku nuk dukej fytyra ka qenë i dashuri i Rikes prej një dekade, DJ-i italian Luca Binatti, por jo e keni gabim.

Bëhet fjalë as më shumë e as më pak, por për zv/kryeministrin e Italisë, Luigi di Maio, i cili ka përfunduar në Insatgramin e ish-banores së Big Brother, teksa të dy duket se kanë shijuar një ecje në bregdet.

Prezantimi që Rike Roçi i bën fiksimit të saj duket tepër romantik, pasi ajo i shpreh ndjenjat politikanit sharmant 32-vjeçar që drejton edhe forcën politike “Lëvizja 5 Yjet”.

Në foto Rike ka lënë të kuptohet se fotografja në këtë rast mund të ketë qenë vetë ajo, ndërsa janë ngritur dyshimet rreth një historie të komplikuar dashurie me Luigi di Maion, që ka ndezur më shumë në rrjetet sociale.

Madje pak ditë më parë, teksa u përgjigjej pyetjeve të ndjekësve në “Instastory”, dikush e pyeti nëse ajo është e fejuar. Dhe Rike u përgjigj: “Po, me atë… por ai akoma nuk e di”, shoqëruar me foton e politikanit italian që i ka rrëmbyer zemrën, kësaj here duke zbuluar dhe emrin Luigi di Maio, gjatë një mbledhjeje qeverie.

Sipas komentuesve, ky mund të jetë një fiksim i Rikes, por edhe një realitet, nëse u referohemi historive të politikanëve italianë gjithmonë të komentuar për lidhjet intime me modelet apo vajzat e ekranit.

Loading...