Ballina Aktualitet Shqipëri Superskandali/ Në treg ka mish, gjalp dhe vaj ulliri me pluhur tulle...

Superskandali/ Në treg ka mish, gjalp dhe vaj ulliri me pluhur tulle dhe pluhur allçi (VIDEO)

Një tjetër skandal po denoncohet fort nga ekspertët sa i përket abuzimeve që bëhen me produktet ushqimore. Kohët e fundit është zbuluar se abuzimi me ushqimet ka arritur “majat”.

Këto që shihni janë pluhur tulle dhe pluhur të allçisë, që përdoren pasivisht në ushqime. Pluhuri i tullave shërben si ngjyrues, ndërkohë që pluhuri i allçisë mund të përdoret për të forcuar produktet si djathi.

Pra, mund të themi që sot shqiptarët ushqehen edhe me materiale ndërtimi. Fatkeqësisht në Shqipëri nuk ka laboratorë që ti identifikojë ato.

“Analiza instrumentale ka bërë të njohur edhe përqindjen e elementëve që nuk kanë qenë të njohur paraprakisht nga ne . Nuk na ka shkuar mendja që janë përdorur produkte që janë totalisht të papajtueshme me përbërsa ushqimorë. Pluhura materialesh inorganike, pluhura materialesh inerte. Si ngjyrues janë përdoruar po materiale të tilla por s’po hyj në detaje”, tha Prof.Dr Ilirjan Malollari, ekspert ushqimi për lëndët kimike.

Top Story po ju sjell një tjetër fakt shokues. Produktet ushqimore të cilat janë të ambalazhuar me materiale të ricikluara rrezikojnë jetën e njeriut.

Sipas ekspertëve ka fakte se nga materialet e riciklueshme që përdoren për paketim migrojnë elementë kancerogjen në ushqime.

Këtu mund të përdorim mishin e grirë të paketuar, kërpudhat, gjalpin, qumështin, vajin e ullirit , ujin, lëngjet e ndryshme.

“Në paketimet ushqimore bashkëjetesa nuk është asnjëherë miqësore mes produktit dhe paketimit. Nga paketimi te ushqimi emetohen, migrojnë produkte kancerogjene. Praktikisht ne kemi prova se ekzistojnë përbërsa që nuk anë qenë në produktin ushqimor në momentin e prodhimit të tij. Nga këto produkte do të përmendja qumësht, vaj ulliri, uji ndodhen produkte deha të analizuar me aparaturë instrumentale të hollë kanë rezultuar produkte të tilla që sulmojnë drejtpërsëdrejti shëndetin e njeriut”, tha Prof.Dr Ilirjan Malollari, ekspert ushqimi për lëndët kimike

Për të garantuar sigurinë ushqimore çdo hallkë e zinxhirit luan një rol vendimtar. Duhet të kuptojmë që kontaminimi i ushqimeve fillon që nga toka, mënyra se si ushqehen kafshët, mënyra si përpunohen produktet, si ruhen e si transportohen deri në tavolinën e konsumatorit.

@tn.lajmelokale
@tetovanews