Ballina Aktualitet Lajme Sulejman Rexhepi sot në mëngjes është kthyer në BFI me ndihmën e...

Sulejman Rexhepi sot në mëngjes është kthyer në BFI me ndihmën e BDI-së?

Sulejman Rexhepi sot në mëngjes ka shkuar në zyrën e tij në Bashkësinë Fetare Islame edhe pse gjykata ka shellur vendim sipas të cilit ai nuk ushtron më këtë post. Sipas Gjykatës, reis i ri i BFI-së është Skender Buzaku, por Rexhepi nuk ka ndërmend të respektojë këtë vendim, merr vesh Gazeta Lajm nga burime të saj.

Këto burime thonë se kthimin e Rexhepit në BFI po e mbështet fuqishëm edhe partia shqiptare në pushtet, BDI. Nga ana tjetër Rexhepi ka akuzuar kryeministrin Zaev në mënyrë indirekte për vendimin e Gjykatës, që do të thotë se BFI mund të shkaktojë ftohje mes dy partive.

Situata në BFI sot raportohet e qetë dhe policia është larguar prej këtij institucioni.

@tn.lajmelokale
@tetovanews