Ballina Aktualitet Lajme Stadiumi i Shkupit nga sot quhet “Toshe Proeski”

Stadiumi i Shkupit nga sot quhet “Toshe Proeski”

Stadiumi i Shkupit në të cilin përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll i luan ndeshjet, më nuk quhet “Filipi i Dytë”, pasi sot me një vendim të qeverisë është emëruar në Arena Nacionale “Toshe Proeski”, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Sot në seancën e rregullt të 129-të të qeverisë sollëm vendim për riemërim të stadiumit në Arena Nacionale ‘Toshe Proeski’ në nder të personalitetit i cili la gjurmë të përhershme në historinë bashkëkohore maqedonase dhe rajonale”, shkroi në Twitter zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut vendosi të emërojë stadiumin sipas këngëtarit të njohur maqedonas Toshe Proeski, i cili humbi jetën në moshën 26 vjeçare në një aksident trafiku në vitin 2007 në Nova Gradishka të Kroacisë.

Stadiumi më i madh në vend, i njohur si Stadiumi i Qytetit, në vitin 2009 u emërua në Arena Kombëtare “Filipi i Dytë”, ndërsa në periudhën 2016 – 2017, u quajt edhe “Telekom Arena”.

@tn.lajmelokale
@tetovanews