Ballina Lajme Siljanovska flet për rastin e vrasjes së pesëfishtë të Smillkovës

Siljanovska flet për rastin e vrasjes së pesëfishtë të Smillkovës

Kandidatja për presidente e VMRO-DPMNE, Gordana Siljanovska – Davkova mbrëmë ka folur për vrasjen në Smillkovë. Ajo theksoi se më së shumti e shqetëson kjo ngjarje e vrasjes së pesfishtë në Smillkovë që ndodhi para 7 viteve.

“Ngjarja që me të drejtë mund të quhet terroriste, ndërsa ska drejtësi. Ky është shteti ku jetojmë. Këtë nuk e merituan njerëzit e pafajshëm. Ky është sulm ndaj rendit kushtetues. Ky është akt terrorist. Megjithatë nuk ka një epilog gjyqësor. T’ju kujtoj se çfarë thoshte kryeministri atëherë, se ka inçizime, se askush nuk do të mbetet pa dënim, por duket se drejtësia nuk ka ardhur” deklaroi Siljanovska.

Loading...