Ballina Diaspora Shqiptarja në Greqi që kërkon mandatin në Parlamentin Europian

Shqiptarja në Greqi që kërkon mandatin në Parlamentin Europian

Eda Gemi, shqiptarja që prej vitesh jeton në Greqi, do të kandidojë në zgjedhjet për Parlamentin Europian nën siglën e Lëvizjes për Ndryshim, KINAL. Gemi është pritur nga kryetarja e partisë Fofi Gennimata, e cila ka miratuar kandidaturën e saj.

KINAL ka 19 deputetë në Parlamentin e Greqisë dhe 2 deputetë në Parlamentin Europian, teksa shpreson që të rrisë prezencën pas zgjedhjeve të majit.

Eda Gemi është eksperte e shkencave politike, e specializuar për çështje të qeverisjes, emigracionit dhe politikave të integrimit. Pasi ka përfunduar studimet në Universitetin Metropolitan të Londrës, Eda Gemi ka marrë masterin për shkenca politike në Universitetin e Athinës. Flet greqisht, anglisht dhe italisht, përveç gjuhës amtare shqipe.

Në CV-në e saj thuhet se është lektore dhe studiuese në ISR-Institute for Urban and Regional Research, European University Institute në Firence dhe Universitetin Europian të Tiranës, ndërsa në këto zgjedhje ajo do të kërkojë edhe votëbesimin e të gjithë shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në Greqi./Opinion.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews