Ballina Kronika Shpallet fajtor shqiptari që vodhi sportistët e famshëm (FOTO+VIDEO)

Shpallet fajtor shqiptari që vodhi sportistët e famshëm (FOTO+VIDEO)

Një prej hajdutëve më famëkeq në Britaninë e Madhe u shpall fajtor për një seri vjedhjesh.I njohur si “Skifteri i Wimbledon”, 42-vjeçari shqiptar Astrit Kapaj, pranoi se kishte vjedhur stoli dhe para me vlerë prej 500 mijë funtesh përgjatë 22 plaçkitjeve në lagjen e pasur të Londrës, që prej vitit 2008.

Më herët u sugjerua se ai ishte përgjegjës për më shumë grabitje, me një vlerë totale prej 10 milionë funtesh, çka do ta bënte atë një prej hajdutëve më të “suksesshëm” të Evropës. Vëllai i 42-vjeçarit tha në gjykatë se Kapaj kishte emigruar në Britaninë e Madhe në vitet 90-të me pretendimin se ishte shtetas i Kosovës, por në të vërtetë ai është nga fshati Gjorm i Vlorës.

Babai i dy fëmijëve jetonte dhe kishte një biznes në Mançester dhe udhëtonte mbi 300 km drejt Londrës për të kryer plaçkitjet gjatë natës. Policisë britanike iu deshën 10 vjet për ta kapur, pasi ishte mjaft inteligjent.

Kapaj shmangte me mjeshtëri alarmet dhe hynte në banesa përmes tubave. Ne të kaluarën kishte punuar si inxhinier dhe mund të çaktivizonte kamerat e sigurisë.

“Daily Mail”, përcjellë Klan Kosova shkruan se viktimat e Kapaj e pritën me entuziazëm fundin e terrorit të shkaktuar prej tij, me disa prej tyre që thanë se do të organizonin festa. Ndër të tjera shqiptari ka vjedhur edhe shtëpitë e ish-legjendës së tenisit, Boris Becker dhe ish-futbollistit Nicolas Anelka, i cili në një rast e ndoqi nga pas me vrap, por nuk e kapi dot.

Loading...