Ballina Aktualitet Lajme Sela: Koncepti i BDI-së është ,,Amdi Bajrami”, herë me LSDM e herë...

Sela: Koncepti i BDI-së është ,,Amdi Bajrami”, herë me LSDM e herë me VMRO

Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa së bashku me shtabin Zgjedhor të kandidatit shqiptar për President Blerim Rekës, qëndruar sot përpara banorëve të Zhelinës ku dhe i ftuan të njëjtët për të përkrahur kandidaturën e Blerim Rekës. Ziadin Sela kritikoi idenë e konsensualitetit dhe konceptit të rrejshëm të partive qeveritare dhe theksoi se atë e bëjnë për pazare politike:

‘Konsensualiteti i tyre është marrëveshja për amnisti të 27 Prillit, konsensualiteti i tyre është që të mos ja marrin mandatin Trajko Veljanovskit, sepse ai ishte kryetar Parlamenti dhe e dinë shumë mirë se çka ndodhi atë natë. Nëse flasin se Talati është zgjedh me konsensus, pse nuk e tregojnë emrin e bashkëpunëtorit të Nikolla Gruevskit, që u përmend në vendimin e gjykatës, i cili vepron brenda Bashkimit Demokratik për Integrim? Thonë që Talati është zgjedh me konsensus, ndërsa kryetari i tij nuk ishte për ta votuar atë. Konsensus për ata është edhe marrëveshja që të humben gjurmët e keqpërdorimit të fondit pensional etj…’

Gjithashtu Sela deklaroi: ‘Flasin për Koncept, cili qenka ky koncept, të shëndrohen si Amdi Bajrami herë me VMRO-në herë me LSDM-në për interesa të ngushta personale? Si kryetar i Aleancës për Shqiptarët, asnjëherë nuk do të del nga goja ime ftesë që të përkahim kandidat tjetër që nuk është i joni dhe nuk është shqiptar, natyrisht këtë e them me bindje, sepse ne kështu frymojmë dhe kështu jetojmë’.

@tn.lajmelokale
@tetovanews