Ballina Lajme Rajoni Samiti Merkel-Macron për Ballkanin, çfarë pritet dhe kush mungon

Samiti Merkel-Macron për Ballkanin, çfarë pritet dhe kush mungon

Të gjithë udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor do të mblidhen bashkë të hënën në Berlin, me ftesë të kancelares Angela Merkel dhe presidentit Emmanuel Macron.

Një burim diplomatik i tha mediave se gjatë diskutimit të kësaj çështjeje, Merkel dhe Macron do t’iu kërkojnë udhëheqësve kosovarë heqjen e taksës me Serbinë.

Pika më interesante dhe më e rëndësishme në këtë samit ka të bëjë me vjeljen e mendimeve për stabilitetin e Ballkanit dhe të ardhmen e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Merkel dhe Macron do të dëgjojnë nga udhëheqësit e Ballkanit këndvështrimet e tyre dhe propozimet sesi mund të avancojë dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit.

Shqipëria do të përfaqësohet nga kryeminisri Edi Rama dhe ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj.

Ndërsa Kosova, nga presidenti Thaçi dhe kryeministri Haradinaj. Përfaqësimi i Serbisë do të jetë president-kryeministër. Me president dhe kryeministër do të jetë edhe përfaqësimi i Malit të Zi.

Për pjesëmarrje në këtë samit nuk ka mbërritur ftesë për presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, dhe homologun e tij maqedonas.

Shefja e diplomacisë europiane, Mogherini, dhe Komisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn, janë pjesë e samitit.

Për këtë samit ka pasur komente të ndryshme në mediet gjermane dhe ato austriake, nga ku raportohej për një plan të dyshes Merkel-Macron, lidhur me çështjen e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

Vlen për t’u parë nëse në tavolinën e këtij samiti do të hidhet për diskutim një plan konkret apo jo.

Loading...