Ballina Showbiz Revista gjermane artikull për Nik Xhelilaj: ‘Rrëmbyesi i zemrave’

Revista gjermane artikull për Nik Xhelilaj: ‘Rrëmbyesi i zemrave’

Ai është një nga aktorët e preferuar shqiptar dhe aktualisht po e vijon karrierën e tij jashtë vendit. Këtë herë për aktorin Nik Xhelilaj ka shkruar revista gjermane “Glamour Germany”.

Kjo revistë prestigjioze i ka dedikuar aktorit një set fotografik duke e cilësuar si ‘rrëmbyesi i zemrave të vajzave’.

Në artikullin për aktorin shqiptar thuhet:

“Nik Xhelilaj është bërë i njohur në 2016-ën për publikun gjerman gjatë xhirimeve të trilogjisë ‘Winnetou’. Ai ka rrëfyer se profesori i tij në kolegj i ka mësuar se për t’u bërë i njohur në Gjermani për publikun vendas duhet të punosh shumë fort. Sipas tij publiku duhet të ketë respekt për ty dhe më pas ai do të të adhurojë. Ky është mentaliteti që kanë gjermanët dhe Nik e pëlqen shumë, pasi këtu nuk bëhesh i njohur lehtë”.

Përveç Gjermanisë, Xhelilaj është i njohur edhe për pjesëmarrjen e tij në seriale turke./Opinion.al/

Bonus video:
Loading...