Ballina Kronika Rastësisht në protestë, i sëmuri mendor mbahet në burg (Video)

Rastësisht në protestë, i sëmuri mendor mbahet në burg (Video)

Protesta e opozitës e 13 Prillit, solli arrestimin e 37 personave për akte të dhunshme dhe tre prej tyre u lanë në burg nga Gjykata e Tiranës. Njëri prej tyre është Edmond Bushi, me diagnozën “prapambetje mendore”. Motra e 26 vjeçarit tregon, se Edmoni u gjend rastësisht në protestë.

“Gjyqtarja Armela Hasantari vendosi masën e sigurisë “arrest në burg” për Armando Gjecaj,Edmond Bushi dhe Dainel Gjata”.

Motra e Edmondit: Vëllai im ndodhej rastësisht në protestë ku dhe e arrestuan për protestues, por ka një problem vëllai im është i sëmurë mendor ka kaluar një temperaturë dhe nuk është i përgjegjshëm për ato që bën. Këtu kam dhe një letër që e fakton, sëmundja prapambetje mendore e lehtë. Ne dërguam këtë vërtetim që tregon se ai është i sëmurë, nuk na i morën parasysh. Pra, çështja shkoi në gjykatë, ne prisnim jashtë, nuk dinim nëse kishte një psikolog, që duhet të ishte i pranishëm, një familja, sepse ai nuk di të flasë, nuk di të shkruajë. Në gjykatë na thanë, se vëllai është i dënuar tek 313 do prisni për gjyqin tjetër. Ka kaq ditë që nuk i ka pirë ilaçet, është stresuar dhe po pëson stres më të rëndë. Nuk e di si do shkojë dhe dua të dikush të mbajë përgjegjësi nëse gjendja e tij psikologjike rëndohet më shumë.

Por kjo nuk është marrë parasysh nga Komisariati i Kamzës, pasi Oficeri i Policisë Gjyqësore, Fatmir Hysa, nuk e merr për bazë vërtetimin mjekësor.

OPGJ-ja Fatmir Hysa thotë, se vërtetimin mjekësor nuk ia ka çuar familja e të akuzuarit, por motra e këtij të fundit, pohon të kundërtën .Orgesa Serani, avokate, shpjegon shkeljet, që janë bërë në këtë rast.

Fatmir Hysa: Nuk më është paraqitur…

Motra e Edmondit: Në darkë kam thënë nuk punon njeriu dhe të nesërmen ja kemi sjellë direkt dhe kanë thënë hajdeni të hënën, se nuk është shefi këtu. Të hënë kanë thënë, protestuesi është çuar i arrestuar në Gjykatë. E kam dorëzuar vërtetim në Komisariat.

Fatmir Hysa: Çfarë leverdie kam unë të mos e çoj këtë vërtetim. Nga ana e komunikimit je lart me mua dhe pastaj do më vesh para me mikrofonin, po të merrem të gjithë ditën me ty pastaj… Nëse kam bërë shkelje, do mbaj përgjegjësi unë. Keni institucione të tjera për tu ankuar.

Çështja shkoi në gjykatë dhe prej 10 ditësh Edmond Bushi vuan dënimin me burg te 313-ta, pa mundur të marrë mjekimin./tvklan.al

Loading...