Ballina Aktualitet Shqipëri “Rama të pranojë krizën”, analistët: Ja pse na duhen zgjedhje të parakohshme

“Rama të pranojë krizën”, analistët: Ja pse na duhen zgjedhje të parakohshme

Në “Open” është duke u diskutuar për mënyrën sesi do të zgjidhet kriza politike në Shqipëri, me moderatoren Eni Vasili që ka kërkuar të dijë nga analistët nëse do të ketë një “Krokodili 2”, apo një paketë McAllister si në 2017.

Sipas gazetarit Berat Buzhala, për tu zgjidhur kriza, kryeministri Edi Rama duhet ta pranojë se ka krizë.

“Duhet të krijohen kushtet. Teknikisht ka kushte, është Kuvendi ka mikrofon, por Edi Rama duhet të pranojë se opozita s’është këtu”, tha ai.

Ndërkohë, Buzhala theksoi se “ata që janë në rrugë janë më shumë se këta që janë në Kuvend”.

“Më shumë ka shqiptarë që kanë votuar dhe janë në rrugë, se sa ata që përfaqësohen”, shtoi ai.

Analisti Henri Çili theksoi se i beson kryeministrit Edi Rama se LSI dhe PD kanë vjedhur vota, ndaj për këtë arsye ai kërkon që shefi i qeverisë të pranojë edhe vjedhjen nga të tijët që kanë vjedhur se po del nga përgjimet.

“Ai duhet të pranojë që të testohet në zgjedhje të parakohshme. Ne i kemi përdorur shumë pak zgjedhjet e parakohshme, bëjmë mirë ti përdorim. A kemi ne sot një sistem drejtësi funksional që të na përcaktojë nëse krimi elektoral ka impakt. S’kemi, ndaj për këtë arsye duhet të shkojmë në zgjedhje të parakohshme”, nënvizoi ai.

@tn.lajmelokale
@tetovanews