Ballina Aktualitet Shqipëri Rama pritet nga Emiri i Katarit: Bashkëpunim në turizëm dhe infrastrukturë

Rama pritet nga Emiri i Katarit: Bashkëpunim në turizëm dhe infrastrukturë

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Katar ku po zhvillon një vizitë zyrtare me ftesë të Emirit të Katarit, Lartësisë së Tij Sheikut Tamim bin Hamad Al Thani. Kryeministri u prit në një ceremoni të posaçme zyrtare ku merrnin pjesë personalitetet më të larta të shtetit.

Gjatë takimit, bashkëbiseduesit vlerësuan marrëdhëniet e mira mes dy vendeve, si dhe shprehën angazhimin e tyre për të thelluar bashkëpunimin në fusha me interes të ndërsjellë, kryesisht në turizëm dhe infrastrukturë.

Gjithashtu, zhvillimi i turizmit dhe i tregtisë së ndërsjellë, u theksua si prioritet.

@tn.lajmelokale
@tetovanews