Ballina Bota Qëlloi veten pak para arrestimit, ndërron jetë në spital ish-presidenti

Qëlloi veten pak para arrestimit, ndërron jetë në spital ish-presidenti

Ka nderuar jetë në spital ish-presidenti i Perusë për dy mandate Alan Garcia.

Kujtojmë që ky i fundit qëlloi veten në ambientet e banesës së tij, pak para se policia ta arrestonte si të dyshuar për një aferë korruptive.

Garcia u transportua për në spital në gjendje kritike, dhe tanimë vdekja e tij konfirmohet edhe nga presidenti në detyrë Martín Vizcarra.

(12:58) Ish-presidenti qëllon veten me armë pak para arrestimit

Ish-presidenti i Perusë Alan Garcia ka qëlluar veten pak para sesa policia ta arrestonte.

69-vjeçari i akuzuar për pastrim parash, është transportuar menjëherë drejt spitalit Casimiro Ulloa në Lima.

@tn.lajmelokale
@tetovanews