Ballina Sport PSG matematikisht kampion i Francës, “ndihma” i vjen nga Lille

PSG matematikisht kampion i Francës, “ndihma” i vjen nga Lille

PSG u shpall matematikisht kampion i Francës ende pa zbritur në fushë kundër Monacos, ndeshje që do të nisë në orën 21:00 në “Parc des Princes”.

Parizienëve u nevojitej vetëm një pikë, për ta zyrtarizuar titullin e radhës, por “ndihma” i erdhi nga ndjekësja më e afërt, Lille, që barazoi 0-0 në fushën e Toulouse (diferenca pa u luajtur ndeshja e mbrëmjes e Parisit është 16 pikë).

Një titull i fituar matematikisht 5 javë para fundit të kampionatit, çka tregon dominimin absolut të PSG-së në Ligue 1, shkruan SS.

Për klubin e kryeqytetit francez ky është titulli i 8 kampion në histori dhe i gjashti në 7 sezonet e fundit.

@tn.lajmelokale
@tetovanews