Ballina Aktualitet Lajme Pollog, për tre muaj 19 persona të lënduar në aksidente trafiku1 orë...

Pollog, për tre muaj 19 persona të lënduar në aksidente trafiku1 orë më parë

19 persona kanë përfunduar me lëndime të rënda dhe tre me lëndime të lehta, gjatë aksidenteve të tre muajve të fundit në rajonin e Pollogut.

Rastet më të shpeshta të aksidenteve kanë ardhur si pasojë e shpejtësisë në vozitje dhe mos dhënies së përparësisë, me theks të veçantë dhënies së përparësisë së këmbësorëve, thotë raporti i SPB-Tetovë.

Sektori i Punëve të Brendshme i Tetovës, apelon sërish vozitësve që të kenë kujdes në drejtimin e makinave, sidomos, përshtatjen e shpejtësisë me kushtet që ofron rruga dhe kujdes maksimal, në dhënien e përparësisë për këmbësorët, sidomos në vija të bardha dhe në afërsi të shkollave fillore dhe të mesme.

Nga SPB Tetovë, rikujtojnë edhe një herë vozitësit se, në rast të shkeljeve të këtilla, gjobat janë deri në 300 euro, në kundër vlerë denarë.

Apel të njëjtë, SPB Tetovë, bën edhe deri tek këmbësorët, që të kenë kujdes në trafik dhe të sillen me ndërgjegje, sidomos në respektimin e kalimit të rrugës, në vendet e caktuara për këmbësorët, apo vijat e bardha. Po ashtu në rast të shkeljeve nga ana e këmbësorëve, SPB Tetovë njofton se pasojnë dënime, edhe atë, nga 20 deri në 45 euro në kundërvlerë të denarit./Alsat/

@tn.lajmelokale
@tetovanews