Ballina Kronika POLICIA QARTËSON, BANORI I RASHÇES ËSHTË VRARË NË MAKINËN E TIJ

POLICIA QARTËSON, BANORI I RASHÇES ËSHTË VRARË NË MAKINËN E TIJ

Policia në buletinin e sotëm njoftoi se tashmë i ndjeri, 69 vjeçari nga Saraji, kishte qenë duke u vozitur me makinën e tij, kur një makinë tjetër kishte filluar breshërinë e plumbave ndaj tij.

Ai siç njofton policia, kishte vdekur në vendin e ngjarjes, pas çka prokuroria ia ka dërguar trupin për autopsi. “Më 25 prill, rreth orës 15:00, në hyrje të fshatit Rashçe, derisa 69 vjeçari SH.XH nga Saraji i Shkupit, po voziste me makinën e tij të tipit “Golf 3” me targa të Shkupit, ndaj tij kanë filluar të shtëna me armë nga një makinë tjetër. SH.XH ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Prokurori kujdestar por edhe SPB-Shkup kanë bërë kontroll në vendin e ngjarjes, ndërsa trupi i prokurorit publik është dorëzuar për autopsi”, thonë nga MPB, përcjell SHENJA.

Policia thotë se po punohet në zbardhjen e rastit. /SHENJA/

@tn.lajmelokale
@tetovanews