Ballina Kronika Po shkonte të takonte të fejuarën, por nuk mundi; 26-vjeçari shqiptar vdes...

Po shkonte të takonte të fejuarën, por nuk mundi; 26-vjeçari shqiptar vdes në aksident në Itali (Emri)

Një shqiptar humbi jetën dje në një aksident në Itali. Viktima është identifikuar si Edjol Kapllani, 26 vjeç.

Mediat italiane raportojnë se ai u u përfshi në aksident në Pianvallixo të Firences, teksa udhëtonte për të shkuar te e fejuara e tij.

Sipas autoriteteve italiane, i riu ishte pasagjer në automjetin që drejtohej nga një mik i tij, edhe ai 26-vjeç. Bashkë me ta në automjet ndodhej edhe vëllai 19-vjeçar i Kapllanit.

Mediat italiane shkruajnë se i riu jetonte në Borgo San Lorenzo së bashku me familjen dhe po udhëtonte për në Scarperia, pasi do të shkonte për të fjetur tek e fejuara. Por një kthesë e ‘mallkuar’, siç e përshkruajnë edhe mediat fqinje, e ndoshta edhe shpejtësia e lartë, bëri që automjeti të humbte kontrollin dhe të rinjtë të përplaseshin me një pemë.

Goditja ishte fatale për 26-vjeçarin, ndërsa vëllai i tij i vogël dhe miku i tij mbetën të plagosur rëndë.

Fatmirësisht raportohet se vëllai i viktimës është jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa drejtuesi i makinës, mësohet se ka marrë dëmtime të rënda në pjesën e poshtme të trupit. Për ngjarjen e rëndë karabinierët e Borgo San Lorenzo vijojnë hetimet.

LAJMET MË TË REJA
Loading...