Ballina Bota Përmbyset autobusi, 28 viktima në Portugali (VIDEO)

Përmbyset autobusi, 28 viktima në Portugali (VIDEO)

Një autobus turistik është përmbysur në ishullin portugez të Madeira duke lënë 28 vetë të vdekur dhe shumë të tjerë të plagosur.

Vdekjet u konfirmuan nga “Lusa”, agjencia kombëtare e lajmeve. Gazeta gjermane Bild tha se nëntë turistë gjermanë ishin ndër ata që vdiqën në aksidentin pranë Caniço. Autobusi thuhet se ka 50 pasagjerë.

Shoferi i autobusit ka humbur kontrollin e mjetit që ka rënë mbi një shtëpi, në një skarpat në zonën e Canico, në Santa Cruz.

Ekziston frika se bilanci mund të përkeqësohet, sepse ka shumë të plagosur në gjendje të rëndë.

LAJMET MË TË REJA
Loading...