Ballina Lajme Përfundon fushata për presidencialet, nga mesnata heshtje zgjedhore në Maqedoninë e Veriut

Përfundon fushata për presidencialet, nga mesnata heshtje zgjedhore në Maqedoninë e Veriut

Kandidatët për president në Maqedoninë e Veriut sonte i dhanë fund fushatës zgjedhore që nisi më 1 prill.

Të dielën do të zhvillohet votimi me c’rast mbi 1.8 milionë votues do të votojnë për presidentin e ardhshëm të vendit. Në garën presidenciale janë: Stevo Pendarovski nga koalicioni i socialdemokratëve dhe partive tjera në pushtet, përfshirë edhe ato të komunitetit shqiptar, Gordana Siljanovska – Davkova e mbështetur nga opozita maqedonase VMRO-DPMNE si dhe kandidati i tretë Blerim Reka i mbështetur nga partitë opozitare shqiptare.

Nesër do të jetë në fuqi heshtja zgjedhore një ditë para zgjedhjeve, megjithatë të drejtën e votës do ta shfrytëzojnë të burgosurit, të sëmurët, personat nën arrest shtëpiak dhe kategori tjera.

Sipas vendimit të tanishëm në Kushtetutë, në mënyrë që të zgjidhet presidenti në rreth të parë të zgjedhjeve, është e domosdoshme për të të votojnë shumica e të gjithë votuesve të regjistruar – 1.808.131, përkatësisht së paku 904.066 qytetarë me të drejtë vote.

Nëse në rrethin e parë nuk e merr shumicën e nevojshme, në rrethin e dytë shkojnë dy kandidatë që kanë fituar më së shumti vota në rreth të parë. President do të zgjidhet kandidati i cili ka fituar shumicën e votave, nëse në vendvotime kanë dalë mbi 40 për qind të votuesve të regjistruar, përkatësisht 723.253 votues.

Loading...