Ballina Aktualitet Lajme Opozita maqedonase a do të bojkotojë raundin e dytë, ja çfarë thotë...

Opozita maqedonase a do të bojkotojë raundin e dytë, ja çfarë thotë Mickoski?!

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristjan Mickoski, në emisionin 200 në Alsat, tha se do të votojë edhe në rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale edhe nëse Gordana Siljanovska nuk arrin të kalojë në rundin e parë.

Nëse kandidati jonë nuk e kalon raundin e dytë, atëherë me të vërtetë do të kem detyrë të rëndë para vetes dhe do të duhet të mendoj shumë, rrënjësisht. Por, gjithsesi do të votoj, nëse kjo është pyetja juaj, të jem më i drejtpërdrejt, absolutisht, gjithsesi do të dal të votoj…-tha Mickoski.

Duke folur për emrin e ri Maqedonia e Veriut, ai tha se personalisht asnjëherë nuk do ta përdor këtë emër të ri kushtetues të shtetit me shtesë gjeografike, duke u zotuar se me të ardhur në pushtet do të tentoj që të kthej emrin e vjetër por pa treguar se si do të arrijë këtë gjë.

Asnjëherë nga unë nuk keni për të dëgjuar emrin e vendit tonë me prapashtesë. Ne nuk u betuam e më pas të ndërrojmë mendje, ne ishim të zëshëm dhe të qartë dhe thamë, të nderuar qytetar të Republikës së Maqedonisë, ne do të bisedojmë, po, marrëveshja është e domosdoshme me fqinjin tonë jugor, por vijat tona të kuqe janë këto dhe këto. Dhe ne, nëse tani do të ishte viti 2019 dhe VMRO-DPMNE të fitonte në ato zgjedhje të vitit 2016 dhe do të formonte Qeveri, po, do të bisedonte për një marrëveshje që do të ishte shumë më dinjitoze sesa kjo që është tani, me ato vija të kuqe- tha Mickoski.

@tn.lajmelokale
@tetovanews