Ballina Lajme Ndryshime qeveritare pas zgjedhjeve, Zaevi po kalkulon

Ndryshime qeveritare pas zgjedhjeve, Zaevi po kalkulon

Ndryshime kadrovike pas zgjedhjeve. Pas paralajmërimit të kryeministrit Zaev, edhe zëvendëskryeministrja Radmilla Sheqerinska porositi disa funksionarë në pushtetin ekzekutiv se do të marrin një “fshesë” për shkak të mos përmbushjes së pritshmërisë së qytetarëve.

POROSIA ËSHTË MARRË DHE PIKËRISHT PËR SHKAK TË KËSAJ POROSIE DO TË BËJMË NDRYSHIME KADROVIKE MENJËHERË PAS ZGJEDHJEVE, KUR EDHE LIGJËRISHT KEMI TË DREJTË TA BËJMË KËTË. MEGJITHATË, SIÇ U THEKSUA SOT, EKIPI I PARË DO TË VENDOSET NGA KRYEMINISTRI, POR NUK MENDOJ SE NDRYSHIMET KADROVIKE DO TË KUFIZOHEN VETËM SA I PËRKET PËRBËRJES QEVERITARE – DEKLAROI RADMILA SHEQERINSKA, ZËVENDËSKRYEMINISTRE.

Rikonstruktimi i Qeverisë që paralajmërohet përpara fillimit të pushimeve verore do të përfshinte edhe ministritë dhe ndërmarrjet publike. Një nga resorët që përmendet në publik është edhe Ministria e Mjedisit Jetësor. Zëvendësministri Jani Makradili konsideron se për këtë do të vendos kryeministri.

EPO, KY ËSHTË VENDIMI I KRYEMINISTRIT, TË GJITHË E VLERËSOJNË ATË SE SI KANË PUNUAR, POR VENDIMI ËSHTË SIGURISHT I KRYEMINISTRI, DOMETHËNË MANDATARIT – U SHPREH JANI MAKRADULI, ZËVENDËSMINISTËR I MJEDISIT JETËSORË.

Pikërisht Makraduli, Sheqerinska dhe kryetari i Shkupit Petre Shilegov u shfaqën në bregun e Vardarit. Mbillnin pemë. Kjo pason pas pastrimit të djeshëm të deponive të egra, aksione të koordinuara të institucioneve që ndodhin gjatë fushatës zgjedhore./Alsat

VIDEO bonus:
Loading...