Ballina Aktualitet Lajme METEOROLOGËT PARALAJMËROJNË MOT ME SHI GJATË GJITHË JAVËS (VIDEO)

METEOROLOGËT PARALAJMËROJNË MOT ME SHI GJATË GJITHË JAVËS (VIDEO)

Ashtu siç filloi kjo javë, me të njejtat kushte klimatike do të përfundojë. Nga Qendra për Punë Hidrometeorologjike infromojnë se reshjet e shiut pritet të na shoqërojnë gjatë gjithë javës edhe pse stabilizim të motit mund të ketë nga mesi i javës.Gjatë ditës së nesërme siç bënë të ditur meteorologu Boris Sekirarski veç reshjeve, pritet të ketë edhe stuhi.

Boris Sekirarski, meteorolog
“Ashtu sikur sot edhe nesër do të jetë mot me shi, posaqërisht në pjesët qëndrore dhe lindore të vendit, ku reshjet do të jenë më intensive dhe do të jenë të shoqëruara me stuhi. Në mengjes temperatura do të jetë në interval nga 4 deri 10 gradë, kurse temperatura ditore nga 14 deri në 22 gradë. Nesër do të fryej edhe erë veri-perëndimore”.

Më tej ai thotë se të ejten moti do të stabilizohet, por kjo nuk do të zgjas shumë, pasi të premten do të ketë gjendje të njejtë të motit, por ndryshimi do të qëndroj në atë se pritet të ketë rritje të temperaturave.

Boris Sekirarski, meteorolog
“Të ejten do të ketë shi lokal, pra stabilizim të motit. Kushte për reshja te lehta të shiut do të ketë edhe më tej në vendet malore, kurse në vendet tjera do të mbizotëroj mot me diell dhe temperaturat do të arijnë deri në 24 gradë në juglindje.Të premten përsëri do të ketë përsëri mot me shi, me zmadhim të lagështisë dhe gjatë pasdites do të ketë përsëri mot jostabil dhe reshje më intenzive”.

Gjendja e motit nuk pritet të jetë më ndryshe as gjatë fundjavës. Të shtunën do të ketë reshje më të shpeshta të shiut në pjesën me të madhe të vendit, kurse të dielën pritet që të zvogëlohen kushtet për reshje, parasegjithash ne pjesët qëndrore të vendit.

@tn.lajmelokale
@tetovanews