Ballina Kronika Megagrabitja në Rinas/ Trupi i Admir Muratajt del nga morgu, zbulohet se...

Megagrabitja në Rinas/ Trupi i Admir Muratajt del nga morgu, zbulohet se ku do të varroset

Grabitësi më i famshëm shqiptar do të varroset nesër në orën 12:00 në qytetin e tij, në Tropojë. Murataj, ishte i martuar dhe baba i dy fëmijëve, një vajzë dhe një djalë. Admir Murataj, njihej ndryshe si Admir Nikaj, dhe prej 18 vitesh e ka ndarë jetën mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Admir Murataj, 42-vjeçari që mbeti i vrarë në Rinas është një nga personazhet ndoshta më “tunduesë” të botës së krimit.

4 grabitje arriti të realizonte Murataj dhe më pas ngeli i vrarë në dalje të rrethimit të aeroportit të Rinasit.

Trupi i tij doli sot nga morgu pas përfundimit të autopsisë dhe familjarët ishin aty për t’a tërhequr e për t’u nisur në Tropojë, aty ku Admir Murataj ka lindur dhe ka familjarë të tij.

@tn.lajmelokale
@tetovanews