Ballina Kronika Mbyti foshnjën me rroba dhe e fshehu në tavan, 27-vjeçarja një vit...

Mbyti foshnjën me rroba dhe e fshehu në tavan, 27-vjeçarja një vit më parë kishte vrarë edhe një tjetër fëmijë

Para gjashtë ditësh në një shtëpi në qendër të Prizrenit, një grua solli në jetë një foshnje të gjinisë mashkullore. Procesin e lindjes gruaja, Marigona Bytyqi e bëri e vetme në një dhomë. E shenjat ende nuk janë larguar nga vendi ku e solli në jetë djalin e saj.

Megjithatë ai nuk jetoi gjatë. Nga dhoma ku lindi 27 vjeçarja e dërgoi foshnjën e saj në tavanin e shtëpisë, ku edhe dyshohet se e privoi nga jeta.Këtë akt, sipas familjarëve të saj dyshohet se ajo e kreu duke përdorur një mbështjellës të rrobave. Familjarët e Marigonës, kishin vërejtur se në shtëpinë e tyre ishte kryer lindja por që foshnjën nuk e shihnin askund.

Ata menjëherë dyshuan se ajo po e fshihte diku të porsalindurin. Një veprim të tillë, 27-vjecarja e kishte bërë edhe më herët.

Sipas njerkës së saj, Marigona edhe vitin e kaluar e ka privuar nga jeta fshehurazi një fëmijë që e kishte lindur.Sipas familjes së saj, 27 vjecarja nuk është e martuar. T7 mësoi se Marigona Bytyqi kishte të dashur dhe e ka vizituar shtëpinë e këtij të fundit.

Mirëpo, prapa kamerës, familjarët e të dashurit thanë se fëmija nuk ishte i djalit të tyre . Këto veprime mizore e dyshuara i kishte bërë me vetëdije të plotë. Mjeku kujdestar, i cili e kishte kontrolluar atë thotë se 27 vjeçarja nuk kishte probleme. Ndërkohë, prokuroria në Prizren bën me dije se gruaja nga Prizreni me urdhër të prokurorit është në paraburgim për dyzet e tetë orë.

E dyshuara , edhe pse jetonte në një shtëpi me anëtarët e tjerë të familjes, nuk u ka treguar atyre nëse ka pasur probleme që do të mund ta shtynin të kryejnte aktin makabër./panorama

@tn.lajmelokale
@tetovanews