Ballina Bota Mbesa e Saddam Hussein: Do rrëfej të vërtetën e Irakut

Mbesa e Saddam Hussein: Do rrëfej të vërtetën e Irakut

Mbesa e ish-Presidentit të Irakut Saddam Hussein, Hareer Husein Kamel, gjatë një interviste për RT, është shprehur se njerëzit kanë keqkuptime për atë që ka ndodhur në Irak

Hareer Husein Kamel ka publikuar librin e ri të saj, ku shprehet se aty do të tregoj të vërtetën e Irakut dhe sulmet ndaj familjes së saj.

“Unë zgjodha të shkruaja librin për të treguar të vërtetën. Historia e vendit tim ka qenë shumë e keqinterpretuar. Vendosa të tregoja historinë e familjes sime të cilën njerëzit janë përpjekur të diskreditojnë”, –tha Kamel.

Iraku u udhëhoq për 25 vite nga Saddam Hussein, derisa ai u rrëzua në 2003 dhe më pas u ekzekutua./ Opinion.al E.Xh.

Loading...