Ballina Shëndeti Këshilla Maskë me kos dhe shafran

Maskë me kos dhe shafran

Dikur konsiderohej si një erzë që mund të hidhej me raste tek gatimet, ndërsa tani cilësohet si një super ushqim që mund të kurojë gjithçka, që nga problemet me mëlçinë deri tek kanceri. Përveç problemeve shëndetësore, shafrani i Indisë mund të përdoret për të trajtuar edhe problemet me lëkurën. Kjo erzë e verdhë ka veti antioksiduese që luftojnë radikalet e lira. Gjithashtu është shumë efikas në trajtimin e akneve, zbehjen e rrudhave dhe rrathëve të zinj poshtë syve. Shafrani ka veti antibakteriale dhe anti-inflamatore, që ndihmojnë në lehtësimin e inflamacionit dhe dhimbjeve.

Përveç shafranit të Indisë, përbërës të tjerë të kuzhinës që mbrojnë shëndetin e lëkurës janë edhe mjalti, vaji i kokosit dhe kosi. Mjalti është i mirë për hidratimin e lëkurës. Ai ka gjithashtu veti anti-inflamatore që ndihmojnë në lehtësimin e inflamacionit dhe skuqjes të lidhur me aknet. Vaji i kokosit ofron përfitime antibakteriale dhe antioksiduese për lëkurën. Ai është i mirë për zbehjen e rrudhave dhe njollave. Ndërsa kosi përmban acid laktik që eliminon qelizat e vdekura nga lëkura, duke zbehur shenjat e plakjes, si rrudhat.

Nëse përdoret rregullisht, kjo maskë do të ndihmojë në trajtimin e problemeve të zakonshme me lëkurën.

Përbërësit

Pluhur shafran Indie – 1 deri në 3 lugë çaji

Kos – 1 lugë gjelle

Mjaltë – 1 lugë çaji

Vaj kokosi – 1 lugë çaji

Përgatitja:

Hidhni 1 lugë gjelle kos në tas.

Shtoni 1 lugë çaji mjaltë dhe 1 lugë çaji vaj kokosi

Në fund shtoni 1 deri në 3 lugë çaji pluhur shafran Indie

I përzieni të gjithë përbërësit bashkë deri sa të krijohet një masë homogjene

E aplikoni maskën në fytyrë, mbajeni për rreth 20 minuta dhe më pas e lani fytyrën me ujë të vakët.

@tn.lajmelokale
@tetovanews