Ballina Kronika Maqedoni V., gjendet pa shenja jete djali i ish-kryetarit të komunës

Maqedoni V., gjendet pa shenja jete djali i ish-kryetarit të komunës

Dje në shtëpinë malore në Delçevë është gjetur pa shenja jete Aleksandar Zahariev, djali 23 vjeçar i ish-kryetarit të komunës së Shtipit, Ilço Zahariev, njofton Shtypi i lirë.

Nga SPB-Shtip ende nuk e kanë konfirmuar informacionin, por njoftuan se do të japin informacione gjatë ditës. Kurse Prokuroria Publike në Shtip ka konfirmuar rastin. Prokuroria informon se janë kryer hetimet dhe se bëhet fjalë për vetëvrasje me varje. Prokuroria njofton se trupi nuk ka gjurmë të dhunës dhe se është dorëzuar për autopsi.

@tn.lajmelokale
@tetovanews