Ballina Aktualitet Shqipëri Manjani ironi të thellë: Ende pa u tharë sh*rra u identifikua…

Manjani ironi të thellë: Ende pa u tharë sh*rra u identifikua…

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar pas identifikimit dhe arrestimit të Florian Markut, protestuesit që urinoi derën e Kryeministrisë në protestën e 13 prillit.

Në një postim në Facebook, Manjani ironizon lajmin, teksa thotë se pas këtij super operacioni policor mbase Holanda e anulon vendimin për rikthimin e vizave.

Postimi i plotë:

Hajde lajm hajdeeee!

Qenka identifikuar shurruesi fytyr mbuluar tek Kryeministria.

Pa u mbushur java dhe ende pa u tharë shurra u identifikua…

Shurr-bërja te Kryeministria është kondravajtje, por shumë më e rëndë se grabitja e parave në Rinas apo se trafiku i drogës!!!

Mbase e anulon vendimin për rikthimin e vizave Hollanda, pas këtij super operacioni policor…

@tn.lajmelokale
@tetovanews