Ballina Aktualitet Rajoni Mali i Zi kërkon 20.000 punëtorë sezonalë në bregdet

Mali i Zi kërkon 20.000 punëtorë sezonalë në bregdet

Sipas vlerësimeve të Zyrës së Punësimit në Mal të Zi, këtë sezon veror vetëm në bregdet do të kërkohen rreth 20.000 punëtorë sezonalë. Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Kemal Purishiq, tha se një nga prioritetet kyçe në punën e Qeverisë është arritja e zhvillimit ekonomik si parakusht për rritjen e standardit jetësor të qytetarëve.

Ai shtoi se “forca e punës duhet të bëhet më konkurruese para se Mali i Zi të bashkohet me Bashkimin Evropian, pasi më vonë, nga liberalizimi i tregut të punës, burimet njerëzore do të përpiqen të shkojnë në vendet e BE”.

Presidenti i Shoqatës turistike malazeze, Zharko Raduloviq, tha se Mali i Zi nuk ka forcë të mjaftueshme të punës.

“Ne në turizëm kemi nevojë për rreth pesë deri në shtatë mijë punëtorë. Njerëzit tanë nuk duan të punojnë pasi janë pagat e vogla,” vuri në dukje Raduloviq.

Ndryshe, pagat e punëtorëve sezonal në Mal të Zi janë rreth 500 euro, dhe në rajon pagat më të larta janë vetëm në Kroaci./E.D-dritare.net

@tn.lajmelokale
@tetovanews