Ballina Argëtim Kur Dua Lipa ëndërronte të bëhej si Rita Ora (Video)

Kur Dua Lipa ëndërronte të bëhej si Rita Ora (Video)

Dy këngëtaret shqiptare me famë botërore, Dua Lipa dhe Rita Ora, sot po prekin majat e suksesit në skenën muzikore.

Madje, ka raste kur po diskutohet e krahasohet se cila është më e suksesshme, shkruan albinfo.ch.

Fillimisht Rita Ora u bë zë i njohur, por këtij suksesi shumë shpejt iu bashkua edhe Dua Lipa.

Por, në një intervistë dhënë për Express Summer të KTV-së, në vitin 2013, Dua Lipa tregonte se si ëndërronte të bëhej si Rita Ora, përcjell albinfo.ch.

“Ku me marrë, ku me marrë me u ba ma së pari si Rita, jemi shumë, shumë krenarë, edhe me mujt unë me u bazu në atë që ka ba ajo edhe me u ba edhe unë, ish kanë andërr për mua. Shumë kisha pasë qejf”, kishte thënë Lipa, përcjell albinfo.ch.

Tutje, në këtë intervistë, ajo thotë se Rita Ora është inspirim për shumë shqiptarë.

Loading...