Ballina Aktualitet Rajoni KREU I KUVENDIT GREK KËRKON QË BE-JA TË NISË BISEDIMET ME MAQEDONINË...

KREU I KUVENDIT GREK KËRKON QË BE-JA TË NISË BISEDIMET ME MAQEDONINË E VERIUT (VIDEO)

BE duhet të bëjë hapin vendimtar dhe të fillojë bisedimet me Maqedoninë e Veriut. Kështu ka deklaruar kryetari i Kuvendit të Greqisë, Nikos Vucis gjatë fjalimit të tij në Konferencën e kryetarëve të parlamenteve të vendeve anëtare të BE-së në temën “Bashkimi Evropian dhe fqinjët e saj” që u mbajt në Vjenë.

Vucis ka shtuar se Marrëveshja e Prespës dëshmoi se kur ekziston vullneti politik, shtete mund në mënyrë të qetë t’i zgjidhin dallimet e tyre.

Nikos Vucis, kryetar i Kuvendit grek

“Nga njëra anë, marrëveshja e krijon kornizën adekuate për zhvillim të plotë të marrëdhënieve tona bilaterale politike dhe ekonomike me Maqedoninë e Veriut në dobi të fqinjëve tanë. Kontaktet tona dypalëshe në të gjitha nivelet, tashmë janë të shpeshta dhe të afërta dhe synojmë drejt krijimit të sistemit të plotë dhe modern të bashkëpunimit. Marrëveshja e Prespës e hap rrugën për perspektivë euroatlantike dhe evropiane të Maqedonisë së Veriut”

Nga ana tjetër, zëdhënësi i Qeverisë së Greqisë, Dimitris Xanakopulos është pyetur nga gazetarët lidhur me përshtypjet e krijuara pas vizitës së Ciprasit në Shkup. Ai ka thënë se raportet mes dy vendeve janë të shkëlqyera.

Dimitris Xanakopulos, zëdhënësi i Qeverisë greke

“Mendojë se u hapën shumë rrugë, marrëdhëniet mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë janë të shkëlqyeshme. Delegacioni i biznesit ishte shumë i madh, kishte marrëveshje ekonomike, kishte avancim të madh të Marrëdhënieve bilaterale dhe ekonomike”

Xanakopulos ka shtuar Marrëveshja e Prespës do të tregohet e shkëlqyeshme jo vetëm për të dy vendet por edhe për vendet tjera ballkanike në përgjithësi me qëllim ruajtjen e stabilitetit në rajon dhe më gjerë. Enis Murtezi /SHENJA/

https://youtu.be/JFr12_4QgyY

@tn.lajmelokale
@tetovanews