Ballina Aktualitet Kosovë Korrigjimi i kufijve, vëllai i Haradinajt: Cakaj t’i vërë fre gojës (VIDEO)

Korrigjimi i kufijve, vëllai i Haradinajt: Cakaj t’i vërë fre gojës (VIDEO)

I ftuar në “A Show”, në News24 deputeti i Parlamentit të Kosovës, Daut Haradinaj, njëherësh vëllai i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj solli një panoramë të gjërë të zhvillimeve politike në Kosovë dhe Shqipëri. Ai komentoi aleancat brenda partive në Kosovë, e deri tek ministri në detyrë i qeverisë së Ramës, Gent Cakaj. Kyi fundit, tha deputeti i Kosovës, duhet t’i vërë fre gojës kur flet për ndryshimin e kufijve Kosovë-Serbi.

“Cakaj djalë i ri, ambicioz, i përgatitur, nuk është djalë i keq. Gent Cakaj duhet t’i vërë fre gojës, nuk ka mandat ai për të folur për territoret e Kosovës, si ndrohen, ato mbrohen me gjak. Ministrat shkojnë e vijnë, mua personalisht Cakaj më ka thënë që në vetëdije ai nuk ka thënë që Kosova është e gatshme për korrigjim të kufijve. Kush e njeh historinë, për kufijtë janë derdhur gjak”, deklaroi ai.

@tn.lajmelokale
@tetovanews