Ballina Bota Joe Biden shpall kandidaturën për president të SHBA

Joe Biden shpall kandidaturën për president të SHBA

Ish-nënpresidenti amerikan, Joe Biden, zyrtarisht shpalli kandidaturën e tij për nominimin e Partisë Demokratike si kandidat për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 në SHBA.

“Ne jemi në këtë betejë për shpirtin e këtij kombi”, tha Biden përmes një video-mesazhi, duke iu bërë thirrje votuesve të refuzojnë edhe një mandat në Shtëpinë e Bardhë për presidentin, Donald Trump.

“Nëse i japim Donald Trumpit tetë vjet në Shtëpinë e Bardhë, ai përgjithmonë dhe thelbësisht do të ndryshojë karakterin e këtij kombi”, tha Biden.

Ish-nënpresidenti 76 vjeçar, Joe Biden, është njëri ndër personalitetet më të njohura në politikën e SHBA-së. Midis demokratëve ai vlerësohet për përvojën e tij në fushën legjislative dhe të politikës së jashtme.

Biden u bashkohet dhjetëra demokratëve që kanë shpallur kandidaturën për president.

Deri më tani, në shumë sondazhe brenda demokratëve, udhëheq senatori, Bernie Sanders.

Nëse do të fitonte zgjedhjet, Biden do të ishte personi më i vjetër i zgjedhur ndonjëherë president i SHBA-së.

@tn.lajmelokale
@tetovanews