Ballina Kronika Itali, vdes në aksident 16-vjeçarja shqiptare (Foto)

Itali, vdes në aksident 16-vjeçarja shqiptare (Foto)

Një 16-vjeçare shqiptare ka humbur jetën në një aksident automobilistik pasditen e së hënës në Pordenone, Itali.

Mediat e vendit fqinj bëjnë me dije se një automjet ku udhëtonte 16-vjeçarja me origjinë shqiptarë Elisa Pitussi dhe një i ri me origjinë nga Maroku, të dy rezidentë në Spilimbergo është përplasur dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë dy të rinjtë kanë mbetur të vdekur menjëherë, edhe pse në vendngjarje kishte mbërritur një helikopter i ndihmës së shpejtë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews