Ballina Suplement Intervista INTERVISTA /Teuta Bilalli: Blerim Reka befasi e këtyre zgjedhjeve

INTERVISTA /Teuta Bilalli: Blerim Reka befasi e këtyre zgjedhjeve

Teuta Bilalli

Interviste me znj.Teuta Bilalli, deputete e Lëvizjes Besa

Si e shihni procesin e zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut?

Teuta Bilalli: Procesi zgjedhor fitoi një kahje me tre drejtime me kandidimin e profesor Blerim Rekës, sepse vetëm me kandidatë maqedonas, zgjedhjet do të ishin monotone, monoetnike, diskriminuese në njërën anë, ndërsa në anën tjetër shqiptarëve dhe të tjerëve u dha një mundësi që të kemi zgjedhje mes tre koncepteve dhe votuesve ju jepet hapësira që të vendosin për përzgjedhjen e tyre, se cilin kandidat do ta votojnë .

Mendoni se kandidatura e profesor Rekës i dha kuptim këtyre zgjedhjeve presidenciale?

Teuta Bilalli: Po mendoj se kandidatura e profesor Blerim Rekës u dha kuptim këtyre zgjedhjeve, sepse e para u sfidua mentaliteti ku vetëm maqedonasi mund të jenë president dhe me kandidaturën e Prof.Rekës u thye ky paragjykim. Maqedonia e Veriut Republikë për të gjithë qytetarët këtë e kërkon profesori me konceptim e tij modern: “Reka për Republikën”, që e zbehi në masë të madhe kandidaturën e kandidatit të LSDM-së, i cili do shoqëri për të gjithë, ndërsa në vështrimin tjetër e sfidoi me akademizëm kandidaten e VMRO-së. E dyta, profesor Reka ia bëri me dije kandidatit të LSDM-së se Republika do duhej të ishte për të gjithë qytetarët, një avansim në mendimin politik në Maqedoninë e Veriut. Dhe s`do mend ky do të jetë një ballafaqim mjaft interesant i koncepteve dhe doktrinave mes shoqërisë dhe Republikës. Poashtu profesori Reka e theu tabunë se vetëm maqedonasit qenkan për president, ndërsa ne, të tjerët duhet vetëm t`i dëgjojmë, duartokasim dhe të kënaqemi me atë që na e ofron menyja e subjekteve maqedone. Si feniksi, Blerim Reka shkëlqeu dhe ua ktheu dinjitetin qytetarëve me kandidaturën e tij duke e ngazëllyer qytetarin me konceptin e pastër qytetar që e ka në shpirt, por edhe modestinë e një lideri i cili lehtësisisht mund ta drejtojë Maqedoninë e Veriut drejt NATO-s dhe në BE, pa asnjë pengesë.
Kjo kandidaturë e një akademiku është e duhura dhe them se profesor Blerim Reka do jetë befasi e këtyre zgjedhjeve presidenciale.

Pse e mbështetët kandidaturën e pavarur të prof Blerim Reka ?

Teuta Bilalli: Nga ajo që ai ofroi si koncept ne e pamë veten afër aty dhe menduam se duhet ta mbështesim që të fitojë ky koncept, t`i jepet mundësia që të kemi një president kredibil që i mungon aktualisht Maqedonisë së Veriut. Vlerat që i posedon profesori Blerim Reka është poashtu një nga motivet që na shtyen që ta mbështesim. Ne, besojmë në atë çka mundet t`i ofrojë dhe të bëjë për shoqërinë në Maqedoninë e Veriut. Një diplomat karriere i cili di dhe do ta mbrojë qytetarin. Fundja Lëvizja Besa në konceptin e saj e ka filozofinë elitare që t`u jepet mundësi të gjithëve atyre që kanë vlera që të jenë pjesë e procesit. E dyta opozita e bashkuar shqiptare u bë bashkë, dmth Lëvizja Besa dhe Alenaca për shqiptarët, për tu ofruar shqiptarëve, maqedonasve, turqve, serbëve, vllehëve etj një figurë që garanton prosperitet dhe është shtyllë e shtetit, e pa ndikuar nga askush. Kush mund ta kuptojë më mirë se një shqiptar se si do duhet të funksionojë shteti në Maqedoni të Veriut.

Si deputete kohë më parë ishit në SHBA në një trajnim dyjavor. Mund të na thoni dicka më shumë ?

Teuta Bilalli: Ishte një përvojë e re dhe arritëm të shohim se si funksionon demokracia amerikane dhe u ktheva me përshtypje shumë të mira. Këto eksperienca janë të mira pasiqë kemi mundësi t`i implementojmë në Maqedoninë e Veriut, që është demokraci e re kundrejt demokracisë amerikane. Poashtu vizituam Senatin dhe Kongresin amerikan, një vizitë interesante ku takuam kongresmenë e stafin të këtyre dy dhomave të rëndësishme që janë pararoje e qeverisjes dhe sistemit amerikan, ku e pamë se si idetë e qytetarit bëhen doktrinë shstetërore me një proces krejt të natyrshëm.

Si i shihni proceset në Maqedoninë e Veriut?

Teuta Bilalli: Maqedonia e Veriut ka shumë sfida para vetes deri sa të anëtarsohet në NATO dhe BE, pasi dominon mentaliteti i cili është mësuar që t’a sheh Serbinë e Rusinë si aleate. Që kjo të ndryshojë lipset kohë dhe shumë mund dhe ne do punojmë në këtë drejtim me spektrin properëndimor brenda Maqedonisë së Veriut. Duhet thënë hapur se mbetet e hapur edhe cështja shqiptare dhe pa zgjidhjen e saj Maqedonia e Veriut do ketë probleme, sepse do riciklohen krizat, e kjo nuk i duhet një shteti aspirant për NATO e BE. Paralelisht me reformat në gjyqësi që ne bashkë me profesorin Reka I kemi vendosur si pikë prioritare dhe pa u ndëshkuar ata që kanë kryer veprime kriminale nuk mund të kemi reforma dhe të ecim përpara me agjendat perëndimore të vendit. Ndryshe do jemi shtet fragjil dhe me probleme./Intervistoi Tetova News

VIDEO bonus:
Loading...