Ballina Aktualitet Kosovë Ikjet e qytetarëve nga Kosova: Kuvendi me seancë të jashtëzakonshme

Ikjet e qytetarëve nga Kosova: Kuvendi me seancë të jashtëzakonshme

Raportimet e fundit për ikjen e qytetarëve nga Kosova, ka bërë që deputetë të opozitës dhe disa deputetë të tjerë të partive në pushtet, të kërkojnë seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit.

Thirrjen e seancës e kanë kërkuar, 41 deputetë me pikën e vetme të rendit të ditës: Debat parlamentar lidhur me zbrazjen e vendit nga të rinjtë, si rreziku më i madh që i kanoset vendit nga paslufta.

E lidhur me këtë kërkesë të deputetëve, Kryesia e Kuvendit do të mblidhet sot për të shqyrtuar këtë kërkesë.
Mbledhja do të mbahet në orën 10:00.

Ndërkaq po në të njëjtën orë është paraparë të mbahet edhe vazhdimi i seancës së Kuvendit të Kosovës ku në rend dite janë disa pika që kanë mbetur pa u përfunduar në seancat e kaluara.

@tn.lajmelokale
@tetovanews