Ballina Argëtim Hiqej si i pasur në Facebook, babai i katër fëmijëve dilte me...

Hiqej si i pasur në Facebook, babai i katër fëmijëve dilte me 19 vajza në të njëjtën kohë

Një baba i katër fëmijëve në Kinën qendrore ka bërë “kërdinë” duke u hequr si i pasur në rrjetet sociale.

Thuhet se “Casanova”i Kinës dilte njëkohësisht me 19 vajza dhe të gjitha ato i vidhte në çdo mënyrë të mundshme.

Policia në Zhengzhou nisi hetimet pasi disa prej “grave” të tij raportuan se po vidheshin nga një djalë që prezantohej si i pasur në rrjete sociale.

“Casanova”, që ka një grua dhe katër fëmijë, thuhet se ka lënë dy viktima të tjera shtatzëna.

Burri i paidentifikuar ka rrëfyer se e zgjodhi këtë rrugë për të bërë para pasi punën e kishte humbur prej alkoolit.

Për të realizuar mashtrimet e tij, ai vishte rroba false të firmave të njohura dhe “peshkonte” vetëm femra të familjeve të pasura dhe më pas u thoshte se kishte mbetur pa para.

VIDEO bonus:
Loading...