Ballina Aktualitet Kosovë Haradinaj udhëton drejt SHBA-së

Haradinaj udhëton drejt SHBA-së

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka udhëtuar të premten drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës me ftesë të komunitetit katolik shqiptar “Shën Pali” në Detroit, për të marrë pjesë në shënimin e 108-vjetorit të Kryengritjes së Malësisë.

Gjatë qëndrimit në SHBA, Haradinaj do të zhvillojë takime edhe me përfaqësuesit e komunitetit katolik shqiptar dhe autoritetet në Detroit, por edhe me zyrtarë të tjerë amerikanë.

Kjo është vizita e parë e Haradinajt në SHBA, që prej vendosjes së taksës doganore prej 100 për qind ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës në nëntorin e vitit të kaluar.

Shtetet e Bashkuara vazhdimisht kanë kërkuar që Qeveria e Kosovës të pezullojë taksën, me qëllim që t’i jepet mundësi vazhdimit të dialogut me Serbinë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

Haradinaj gjatë muajit janar nuk kishte marr pjesë në Lutjet e Mëngjesit, ndonëse kishte pranuar ftesë për këtë ngjarje, duke thënë se “me këtë klimën me taksën nuk shkoj kësaj here por duhet pritur të shkoj më vonë”./rel

@tn.lajmelokale
@tetovanews