Ballina Kronika GRABITJA NË RINAS, FLET VËLLAI I ADMIR MURATAJT: DO I GJEJMË SHOKËT...

GRABITJA NË RINAS, FLET VËLLAI I ADMIR MURATAJT: DO I GJEJMË SHOKËT QË E LANË NË RRUGË, ISHTE VEGËL (VIDEO)

Cen Murataj, vëllai i Admir Muratajt

“Do gjejmë ata që kanë lënë në rrugë vëllain, nëse nuk i gjen policia do i gjejmë ne”, kështu është shprehur vëllai i Admir Muratajt, Cen Murataj.

Këtë prononcim për mediat vëllai e dha në ambjentet e jashtme të morgut në kryqytet teksa është në pritje të tërheqjes së trupit të Muratajt, i cili mbeti i vrarë ditën e djeshme.

Ai theksoi se do t’i zbulojnë shokët që e lanë në rrugë me apo pa ndihmën e policisë. Ndërsa ka mohuar që i vëllai të jetë koka e orrganizimit të grabitjes, pasi thekson se ishte vegël. Më tej ai është shprehur se kishte 2 vite që nuk komunikonte me vëllain.

Deklarata:

Nuk ishte i dënuar, ishte i hetuar. Do t’ja gjejmë fillin se si mund të jetë. Ishte në kërkim. Po si gjeti policia do e gjejmë ne.

Ka pasur kontrolle në shtëpinë tuaj?

Tani s’ka. Edhe në punë edhe në shpi ka ushtruar kontroll.

I njihni shokët?

Do t’i njohim, do interesohemi. Kush janë shokët që e lanë në rrugë. Admiri organizatori ka ngelë i vra. Do na ndihmojë policia. Deri tani kemi mësuar që është organizatori Admir Murataj, do e shohim se sa organizator është, është vegël. Diçka duhet të jetë. Organizatori nuk vritet. Dimë që e kanë hedh shokët e vet aty.

Për sa kohë nuk komunikonit?

2 vjet.

@tn.lajmelokale
@tetovanews