Ballina Bota Gjashtë persona vdiqën pas thithjes së gazit toksik të gropës septike

Gjashtë persona vdiqën pas thithjes së gazit toksik të gropës septike

Ndërsa njëri prej tyre ra në gropë, pesë të tjerët vdiqën duke u përpjekur ta shpëtonin atë

Gjashtë vetë vdiqën pas thithjes së gazit toksik në një gropë septike në lagjen Kanchipuram të Tamil Nadu (Indi) të martën, njoftoi The New Indian Express . Ndërsa njëri prej tyre ra në gropë, pesë të tjerët vdiqën duke u përpjekur ta shpëtonin atë.

V Krishnamurthy, një pronar dyqanesh, donte të pastronte gropën septike jashtë shtëpisë së tij në Selvaperumal Nagar. Por kur ai hapi kapakun e rezervuarit të ujërave të zeza, ai u ndje keq dhe i thirri bijtë e tij për ndihmë. Megjithatë, para se të arrinin, Krishnamurthi ra në rezervuar.

Bijtë e tij, Kannan dhe Karthik, kërcyen brenda rezervuarit për ta shpëtuar atë. Një qiramarrës i cili e pa këtë skenë u përpoq t’i shpëtojë, gjithashtu thithi gazin vdekjeprurës dhe ra brenda. Pastaj dy të tjerë gjithashtu patën të njëjtin fat.

Të vdekurit janë identifikuar si V Krishnamoorthy (55 vjeç), djemtë e tij K Kannan (28) dhe K Karthik (25), qiramarrësit e tij V Paramasivam (32) dhe Saurabh (28) dhe Lakshmikanth (23) të cilët kanë punuar në një dyqan afër.

Zjarrfikësit mxorrën gjashtë trupat e pajetë nga gropa septike . “Ne kemi regjistruar një rast vdekjeje të panatyrshme”, deklaroi zëdhënësi i policisë./TetovaNews

@tn.lajmelokale
@tetovanews